11/02/2026
Të nderuar klientë dhe bashkëpunëtorë,
Sot me krenari ju njoftojmë se Taxi Luli shënon 24-vjetorin e themelimit dhe të shërbimit të pandërprerë ndaj qytetarëve.
Gjatë këtyre 24 viteve, falë besimit tuaj, përkushtimit të stafit tonë dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm, kemi arritur të ndërtojmë një shërbim të sigurt, korrekt dhe cilësor. Çdo udhëtim me ju ka qenë një motivim më shumë për të përmirësuar standardet tona dhe për të ofruar shërbimin më të mirë të mundshëm.
Ju falënderojmë sinqerisht për besimin, mbështetjen dhe lojalitetin tuaj ndër vite. Pa ju, ky sukses nuk do të ishte i mundur.
Me respekt dhe mirënjohje,
Stafi i Taxi Luli